Atletico Madrid u mund 2-0 në transfertë nga Cadiz, në sfidën e mbajtur në Estadio Nuevo Mirandilla (Cadiz). Vendasit treguan karakter në këtë takim, duke luajtur një ndeshje mjaft të mirë ndaj Los Colchoneros.

Vendimtar ishte Juanmi, me dy gola. Ekipi i Simeones nuk prodhoi asgjë në këtë takim, me mendjen që duket se është te ndeshja e Champions League  ndaj Interit, takim ky i programuar të luhet me 13 mars.

Në kampionat për momentin, Atletico është në katërt vendet e para dhe synon që të ruajë këto pozita deri në fund. Në krahun tjetër, pikë me peshë për Cadiz në luftën për mbijetesë.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: