Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka thënë se tashmë dosja e vrasjes së vëllezërve Haxhia në Durrës i ka shkuar SPAK-ut.

Kjo për faktin se tashmë është shpallur në kërkim Talo Ccela, i pandehur për grabitjen e Rinasit në 2019, paratë e të cilës dyshohet të kenë sjellë vrasjet e njëpasnjëshme në Durrës.

Sipas Lalës, grupi kriminal në Durrës, i cili operonte edhe në Shkodër e Elbasan, po hiqte një nga një anëtarët për shkak të përplasjeve dhe prishjes së pazareve, por me qëllim që të fshiheshin gjurmët.
Ndërkaq tashmë me transferimin në SPAK do të zgjerohet rrethi i të hetuarve.

”Karantina i vlejti Policisë për të prangosur një sërë personash kriminalë. Orges Bilbili, vëllezërit Ccala të grupit kriminal në Durrës.
Me hapjen e masave, ngjarja më e rëndë ishte vrasja e Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës. Ishte atentat mafioz. Pistat ishin të shumta. Neës24 shpalli i pari lajmin për 2 autorët e shpallur në kërkim. Klevis Salla ishte ai që bashkëpunoi me drejtësinë. Ishte një automjet që zbardhi gjithë linjën e hetimit.
Sipas Prokurorisë, Talo Ccela është organizator dhe atentator i vrasjes së vëllezërve Haxhia. Sipas tyre, Haxhiajt e dinin ku fshiheshin lekët e grabitjes së Rinasit. Po ashtu edhe Nuredin Dumani. Si dhe Altin Doci që kishte lidhje shoqërore me viktimat.
Talo Ccela kryesonte listën e të shumëkërkuarve. Janë dhe të tjera detaje, pasi bëhet fjalë për një numër të madh krimesh që janë bërë nga i njëjti grup. Për vrasjen e 2 marsit. Janë marrë nga Prokuroria e Durrësit, edhe për 3 vrasje në Elbasan në 2019, nga mesi deri në dhjetor, që besohet të jenë kryer nga i njëjti grup. Ky grup vepronte në Shkodër, Durrës dhe Elbasan. Dosja ndodhet në SPAK, është transferuar, ku do të ketë zgjerim të rrethit të të hetuarve.
Prokuroria ka dyshime që brenda grupit kriminal, po eleminonte një nga një anëtarët që mos linin gjurmë pas. Pasi të vrarët kanë qenë pjeë e grupit kriminal, dhe për shkak të përplasjeve, po vriteshin.
U zgjodh i njëjti vend atentati, si mesazh për anëtarët e tjerë. Wshtë grup i strukturuar kriminal, me profil të lartë rrezikshmërie shoqërore, që kanë kryer atentate. Krim i organizuar që ka shkaktuar shumë viktima, por kanë sulmuar marrëdhënie që kanë prishur marrëdhëniet.”- tha Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb