Ekzema, thembrat e plasaritura e shumë shqetësime të tjera mund të shërohen duke përdorur bimën e tambëlgjakut. Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja ka përgatitur direkt në emision kremin me bazë likidet e tambëlgjakut.

I ftuar në “Vila24” moderuar nga Androniki Kolka, Merja tha se kjo bimë ka efekt në dhjetra probleme shëndetësore, madje sipas tij trajton fare mirë dhe hepatitin tek gratë shtatzëna. Kjo bimë gjendet lehtësisht në vendin tonë ku njohës të fushës e kultivojnë për ta patur gjerësisht në mjekësinë alternative.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb