TIRANE – Carlo Ancelotti është trajneri më i mirë në botë. Kështu mendon trajneri i portierëve, Franco Tancredi.

Tekniku italian këtë vit ka fituar katër trofe me Real Madridin: Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, Kupen e Mbretit dhe Kupën e botës për klube.

“Ancelotti është trajneri më i mirë në botë, pasi ai bën që çdo skuadër të luajë mirë”, ka deklaruar ish-portieri i Milanit, Romës dhe Torinos.

Këtë vit Reali ka humbur dy emra shumë të rëndësishëm: Di Marian dhe Alonson, por përsëri Ancelotti ka bërë që skuadra të jetë e përkryer”, theksoi ish-portieri i perfaqesueses italiane.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: