Karlo Ançeoti vazhdon me sukseset e tij te Reali i Madridit, ku së fundmi ngriti dhe trofeun e Kupës së Botës për Klube, duke mundur në finale Al-Hilal me rezultatin 5-3.

Gjithsesi duket se e ardhmja e teknikut italian nuk është e sigurt te “galaktikët”, pasi përflitet për një kalim të mundshëm te kombëtarja e Brazilit.

Siç raporton “El Nacional”, spanjollët kanë nisur kampionët e Europës dhe Botës kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Emri që përflitet është ai i Jyrgen Klop. Gjermani po kalon një moment të vështirë te Liverpul dhe mungesa e rezultateve mund të sjellë një vendim fatal për të ardhmen e tij me “Reds”-at.

Kështu një kalim te Reali i Madridit do të ishte diçka që do të pëlqehej nga të dyja palët.

Një tjetër emër që vazhdon të përflitet është dhe ai i Tomas Tuhel, i cili vazhdon të jetë pa skuadër që nga shkarkimi i tij nga Çelsi në shtator të 2022./PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb