Ditëve që ju karikoni celularin tuaj falas nëpër lokale mund t’i vijë fundi, të paktën në një kafene në Vienë. I lodhur nga klientët që nuk bëjnë gjë tjetër veçse kërkojnë priza për të ngarkuar celularët e tyre, pronarja e një kafeneje në kryeqytetin austriak, Galina Pokorny është treguar e prerë rreth kësaj çështjeke. Tani në lokalin e saj të gjithë duhet të paguajnë 1 euro nëse duan të ngarkojnë telefonin me orë të gjata.

“Turistët gjithnjë kërkojnë vetëm prizë, prizë, prizë. Epo tani do duhet të paguajnë,” tha ajo. “Unë drejtoj një lokal dhe jo internet kafe. Nëse e karikon për 15 minuta atëherë ok, por nëse rri më gjatë, atëherë paguaj,” tha Galina për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Po bëhet gjithnjë e më keq, njerëzit vijnë dhe mendojnë se çdo gjë është falas,” tha pronarja. Pokorny beson se ajo ka kafenenë e parë që ka vendosur elektricitetin me pagesë.

The Hundertwasser House landmark, an apartment house designed by artist and architect Friedensreich Hundertwasser, with the "Terrassencafe im Hundertwasserhaus" is seen in Vienna

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: