E ftuar në emisionin “Log.” në News 24, Arsejda Gjyli, pedagoge në Universitetin Luarasi, komentoi përfshirjen e grave në politikën shqiptare. Ajo theksoi se tashmë gruaja shqiptare është menaxhere në politikë.

Sipas Gjylit, gratë vitet e fundit nuk përfshihen thjesht si kuota si pasojë e ligjit të kodit zgjedhor, por japin kontribut të madh, pasi janë rritur shumë profesionalisht.

“Politika i do gratë, jo vetëm barazi, por edhe pushtet financiar njësoj. Me ndryshimin e kodit zgjedhor, është rritur numri numri i grave që përfaqësojnë. Gjithsesi, në parlament janë vetëm 33%. Në Bashkinë e Tiranës shkoi në 50%, por gjithsesi, ka këshilla bashkiakë kur ky numër është i ulët.

Tani gruaja shqiptare është më e formuar nga ana profesionale. Pra, gratë nuk përfshihet tashmë thjesht si kuota. Tani gruaja është menaxhere në politikë dhe vendimmarrëse. Tashmë politika e do gruan si politikane” – tha Gjyli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb