Të enjten mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Rregulloren për ndryshimet në rregulloren në Kuvend. Ky është afati i fundit që ka lënë në fuqi Gjykatë Kushtetuese.
Në një lidhje live për News24, gazetari Ergys Gjençaj, raportoi se të enjten në orën 9:00 do mbahet mbledhja në fjalë, pak para nisjes së seancës plenare. Opozita ka kërkuar që të ngrihet një Komision i Posaçëm për çështjet e Integrimit, që duhet të drejtohet nga një deputet i pakicës.
Ndërkohë nuk kemi një reagim nga mazhoranca. Pika që ndan palët është çështja e Sekretariatit të Etikës, që të përbëhet nga 6 anëtarë për secilën palë, për maxhorancën dhe opozitën. Po ashtu një tjetër çëshje që kërkon opozita është dhe minutazhi në Kuvend, ku kërkon 10 minuta për çdo diskutant në seanca plenare, ndërsa PS 5. Do të ngelet për t’u parë nëse do të kemi një dakordësi për çështjen në fjalë.
Duke u ndalur te çështja për raportin e IBAR-it, pritet që nesër COELA, që është grupi teknik që mblidhet në Bruksel, ku diskutohet dhe vlerësohet raporti i BE, do të mbahet një mbledhje nesër. Po ashtu është parashikuar që të mbahet dhe një mbledhje në datën 21. Ngelet për t’u parë nëse do të miratohet apo jo raporti i IBAR, që do të çonte në fazën e mbylljes së kapitujve negociues të BE.
