NGA ERJOLA JATA*
TIRANË- Kompania ‘Porta Saber Albania’ është tërhequr nga kërkesa e saj për të marrë koncensionin 35 vjecar, me qëllim pajisjen me çip te targave të gjithë mjeteve në vendin tonë. Burime për News 24 bëjnë të ditur se kompania ka dërguar një shkresë në ministrinë e transportit në të cilën është shprehur për tërheqjen nga koncensioni në fjalë.

Po të njëjtat burime i thanë News 24 se në shkresën e dërguar dikasterit të transportit thuhet se në këtë koncension të pa kërkuar është shkelur parimi i konfidencialitetit. Nese ky koncension do të miratohej, kompania sugjeronte që çdo pronar automjeti të paguante rreth 48 euro për të instaluar çipin elektronik në targën e makinës. Ministria e Transporteve ka sqaruar se nuk kishte marrë asnjë vendim në lidhje me “koncesionin e targave me çip” dhe se ishte e vendosur që të mbronte interesat e qytetarëve. Sipas studimit të fizibilitetit thuhej se kjo kompani pas tre viteve të para, parashikonte të instalonte çdo vit 40 mijë çipe për makinat në qarkullim.

Koncensioni i targave me çip është kundërshtuar nga grupet e interesit por edhe nga opozita duke e konsideruar atë një kosto shtesë për qytetarët në Shqipëri si dhe rrezik për shkeljen e privatësisë së tyre.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: