Nga: ZONJA KATERINA
4 kunguj të njomë
200 gr djath të bardhë
100 gr djath të verdhë
2 kokrra vezë
2 gota miell
1 bustinë pluhur pjekës
3-4 qepë të njoma
4-5 lgj vaj ulliri
Majdanoz, nenexhik
Kripë, piper i zi
Rrahim vezët në një enë, shtojmë vajin e ullirit, kripë dhe piper të zi. Më pas shtojmë kungujt të grirë në rende, qepët e njoma të grira imët, majdanozin, nenexhikun, djathin e bardhë të thërrmuar dhe djathin e verdhë të grirë në rende. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe në fund shtojmë miellin e trazuar me pluhurin pjekës. Pasi i kemi trazuar mirë përbërësit i vendosim në një tavë të lyer me pak vaj dhe e vendosim tartën në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)