Droni është kthyer sot në një pajisje shumë popullore dhe të preferuar nga të gjithë. Së fundmi kjo pajisje dhe kontrolli i saj kanë kaluar në një nivel të ri evoluimi. Një demostrim në Portugali ka provuar se droni mund të komandohet vetëm me anë të mendjes. Mjafton që piloti ose përdoruesi të dëshirojë të që droni të fluturojë apo të ulet në tokë dhe ai do ti përgjigjet komandave. Për këtë do të duhet një kaskë e cila vendoset në kokë e cila njihet ndryshe si BrainFlight. Ajo mat aktivitetin e trurit dhe e përkthen atë në komanda të cilat i dërgohen dronit fluturues.
Tekever, kompania që fshihet pas kësaj teknologjie, deklaroi se ajo është akoma në zhvillim e sipër dhe ky nuk është rezultati përfundimtar. Kompania shton se shumë shpejt kjo teknologji do të përdoret tek njerëzit me aftësi të kufizuara të cilët janë të paaftë për të lëvizur apo kryer veprime të caktuara. “Ne besojmë se BrainFlight prezanton fillimin e një epokë të re në fushën e aviacionit, duke i dhënë fuqi pilotëve dhe duke reduktuar rrezikun e misioneve. Këto përfitime ne po mundohemi ti hedhim në treg me anë të produkteve të inovacionit të lartë”, tha shefi ekzekutiv i Tekeover, raporton pcw.
Për tu njohur më shumë me këtë teknologji dhe për të mësuar se si funksionon dhe aplikohet ajo në realitet, ju sugjerojmë ti hidhni një sy videos së mëposhtme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: