Nga: ERJOLA JATA*
TIRANË- 247 çështje penale janë referuar në prokurori nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me akuzën për evazion fiskal dhe krijim të skemave mashtruese, të cilat i kanë sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej 122 milionë dollarë brenda dy viteve.

Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve Briseida Shehaj, bëhet fjalë për 456 autorë nga të cilët 60 janë arrestuar. E pyetur nga News 24 Shehaj sqaron se vetëm për vitin 2015 janë referuar 85 çështje penale, për 20 mln dollarë dëme të shkaktuara nga vepra të ndryshme si krijimi i skemave mashtruese me TVSH-në, fshehje të ardhurave dhe mospagim i taksave dhe tatimeve. Administrata tatimore në bashkëpunim me krimin ekonomik dhe prokurorinë po vazhdojnë punën për mbylljen sa më shpejt të këtyre hetimeve dhe referimin e tyre në gjykatë.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: