Aktivistja e Shoqërisë Civile, Zana Avdiu bëri bujë pak ditë më parë me një publikim në rrjetet sociale, ku e quante akt prej rrugaçi veprimin e Granit Xhakës ndaj pankinës serbe. I vëllai i Granitit, Taulant Xhaka nuk ka qëndruar duarkryq, duke reaguar në Instagram.

“Ti Zana Avdiu a qysh e pate emrin! Ti pika e parë nuk ke lidhje as me futboll! Pika e dytë ti nuk ke lidhje çka ndodh në një fushë futbollit e çfarë emocione ka aty brenda! Pika e tretë ti nuk e njeh aspak familjen Xhaka edhe historinë e babait tim dhe familjes Xhaka. Unë nuk di kush të ka paguar me dal aty e me thonë kësi sene banale. Edhe prapë del në intervista e fol për kërcënime! Granit është shembull për krejt shqiptarët në aspektin pozitiv dhe ti e quan rrugaç? Marre se nuk paske aspak gjak shqiptari ti!” – Shkruan ai.

Taulanti 1
Taulanti 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: