Nga: ZONJA KATERINA
2 patëllxhanë
2 kunguj të njomë
250 gr bamje
1 spec të kuq
1 spec jeshil
1 spec të verdhë
3 kokrra patate
3 kokrra domate
1 kokërr qepë
2-3 thelpinj hudhër
4-5 lgj vaj ulliri
1 tufë majdanoz
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Spec djegës sipas dëshirës

Presim perimet në forma të ndryshme dhe të gjitha i vendosim në një tavë. Shtojmë kripë, piper të zi, të bardhë dhe të kuq dhe vaj ulliri dhe i trazojmë mirë të gjitha perimet. E mbulojmë më pas tavën me një letër kuzhine të njomur pak dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta. Më pas largojmë letrën e kuzhinës dhe e lemë tavën me perime në furrë dhe për 10-15 minuta të tjera në furrë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: