Receta e znj Eneida
Përbërësit

Për qoftet:

300 gr mish të grirë
1 qepë të grirë në rende
1 vezë
2 thelpinj hudhra
5-6 lugë galetë
Kripë
Nenexhik
Piper të zi
Piper të kuq

Për bullgurin:

300 gr bullgur
1 qepë në kubikë
1 presh në feta
200 gr salcë domatesh
Vaj ulliri
Erëza për mish
Kripë/Piper të zi

Përgatitja
Përgatisim qoftet duke bërë bashkë gjithë përbërësit. Më pas formojmë toptha të vegjël dhe i kalojmë në miell. I skuqim me pak vaj sa të marrin ngjyrë dhe i largojmë nga tigani.
Në një tigan të thellë me 4 lugë vaj ulliri, skuqim qepën me preshin, shtojmë salcën dhe në fund bullgurin që e kemi shpëlarë.
E kaurdisim, i shtojmë 1 gotë ujë, kripë dhe erëza dhe e lëmë të gatuhet në temperaturë mesatarë deri sa të shterrojë uji.
Më pas shtojmë 1 gotë uji tjetër, e kalojmë në tavë. Vendosim qoftet në të dhe e pjekim me 200 gradë për 30 minuta afërsisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: