Recete nga znj Eneida
Përbërësit

4 patate
500 gr spinaq
2 kërpudha
4 vezë
500 ml qumësht
100 gr djathë gouda
Pak galetë
Vaj ulliri
Majdanoz
Kripë
Piper i zi

Përgatitja
Patatet i presim në feta dhe i ziejmë paraprakisht. Skuqim spinaqin në vaj ulliri deri sa të avullojë lëngu dhe presim kërpudhat në feta.
Në fund të tavës hedhim galetë dhe vendosim një shtresë me patate. Shtojmë spinaqin, kërpudhat pak djathë dhe një shtresë tjetër me patate lart. Rrahim vezët me qumështin dhe ia shtojmë tavës. Nga lart shtojmë pak djathë akoma dhe e vendosim në furrë me 200 gradë për 45 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: