SHBA

Taylor Swift do të fejojet së shpejti. Pavarësisht se ka patur disa histori dashurie duket se këngëtarja ka gjetur personin e duhur. Prej dy vitesh ajo është e lidhur me Joe Alwyn, i cili po mendon që shumë shpejt t’i propozojë këngëtares për martesë shkruan Us weekly.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndryshe nga herët e tjera edhe vetë Taylor është më serioze për këtë marrëdhënie. “Joe mezi po pret t’i propozojë Taylor. Por ai dëshiron që të jetë një moment i paharruar dhe shumë i veçantë”, – ka zbuluar një burim pranë çiftit për revistën e njohur.

Madje për këngëtaren 28-vjeçare ai është djali i ëndrrave, prandaj me shumë siguri së shpejti ata do të shkojnë drejt altarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb