Albumi i Taylor Swift “Folklor” u bë albumi i parë i vitit 2020 që shiti një milion kopje.

Një ditë më parë, Rolling Stone e vlerësoi albumin e tetë të këngëtares amerikane si më të suksesshim e vitit që lamë pas, pasi ka arritur një shifër prej më shumë se 1.2 milionë shitjesh. Me Folklore, Swift theu rekordin e mbajtur për një kohë të gjatë nga Whitney Houston duke qëndruar për gjashtë javë në vendin e parë të “Billboard 200”.

Gjithashtu është nominuar për Albumin e Vitit në Grammy 2021. Albumi i dytë i papritur i këngëtares “Evermore”, publikuar me 11 Dhjetor të vitit të kaluar rezultoi i suksesshëm pasi qëndroi për dy javë në Billboard 200.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb