TIRANE

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe DJ Geek prej kohësh kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut me ngacmimet që i bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Në ditën e të dashuruarve më 14 shkurt ata vendosën të ndajnë me fansat një fotografi shumë të veçantë që kanë realizuar së bashku ditëve të fundit. Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar gjatë xhirimeve të klipit më të fundit të Dafinës, “Merri krejt”.

Në këtë imazh, dyshja shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, teksa Dafina i ka duart rreth qafës së Geek dhe duket sikur do t’i japë atij një puthje.

Dafina dhe Geek janë bashkëpunëtorë prej shumë kohësh, teksa vitin e kaluar bënë bujë me bashkëpunimin e tyre shumë të suksesshëm “Alo”. Ndërsa ditën e sotme këngëtarja shqiptare i ka shprehur hapur dashurinë. Ajo ka postuar në Instagram një foto së bashku me DJ e njohur duke e puthur dhe në krah të fotos shkruan” T’du, t’du”.

Untitled 20
Untitled 20

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: