Katër mësuesit e shkollës 9-vjeçare vartëse në Blerimaj të Kavajës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 pas dy të tjerëve më herët, duke sjellë edhe mbylljen e përkohshme të saj deri në negativizimin e tyre.

Burime për “News 24” dhe “BalkanWeb” raportojnë se fillimisht pozitivë rezultuan 2 mësues, por pas testimit të stafit, të infektuar rezultuan edhe 4 mësuesit e tjerë të kësaj shkolle duke sjellë mbylljen e saj dhe vazhdimin e procesit mësimor online për 40 nxënësit e saj.

Deri tani asnjë nxënës nuk ka rezultuar i infektuar apo shfaqur simptoma por ata janë karantinuar dhe mbahen nën vëzhgim nga epidemiologët dhe mjeku i familjes në banesat e tyre ndërsa godina dhe ambientet e shkollës janë dezinfektuar plotësisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb