Mjeku Renato Osmenaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetaren Nisida Tufa në emisionin “Kjo javë” në “News 24” deklaroi se të afërmit që janë karantinizuar për shkak të Covid-19, duhet patjetër të mbajnë distancë, pasi mund të shkaktohen deri tragjedi familjare.

“I sëmuri duhet ushqyer mirë, duke i dhënë lëngje, duke e mbështetur vazhdimisht. Ky person do të jetë në spital më mirë se dikush që nuk është mbajtur mirë. Mirëmbajtje dhe mjekim i mirë dhe shpëtohet jetë.

Në rast se nga një familje dalin disa me Covid-19, atëherë duhet të mbajnë distancë nga njëri tjetri, që të mos kemi tragjedi familjare. Të rrinë të ndarë, sepse janë potenciale për të sëmurë njëri-tjetrin në shkallë të rëndë”, vlerësoi Osmënaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb