Kreu i PD, Lulzim Basha pas takimeve me ekspertët e specializuar në fushën e mjekësisë i ka bërë apel qeverisë që të tregohet transparente me qytetarët, dhe jo të bëjë propagandë por t’u vijë në ndihmë mjekëve.

Gjithastu Basha ka zbuluar se PD bashkë me një grup ekspertësh të fushës kanë ngritur një grup të posaçëm monitorimi të situatës si dhe ka hedhur edhe propozimin që të bëhet një regjistër i veçantë për shqiptarët apo personat e tjerë që vijnë nga vende ku koronavirusi është shfaqur më parë.

”Po ndjek me intensitet zhvillimet në Italinë fqinje si dhe rrezikun që përbën për Shqipërinë për koronavirusin e përhapur në një nga zonat veriore. Kemi pasur disa takime me ekspertë të epidemive, profesorë dhe specialistë të QSUT dhe Universitetit Mjekësor si dhe konsulta me drejtues të OBSH.

Kemi ndjekur dhe monitoruar komunikimet nga autoritetet. Kam disa mesazhe që dua t’i përcjell në një moment që e di se shumëkush prej jush prindër po përjetoni momente ankthi. është koha të flasin mjekët dhe ekspertët. Të hartohet plani i detajuar i masave. Plani duhet të shpërndahet me qytetarët që qytetarët të informohen. T’u vihet në ndihmë më të rrezikuarve duke ditur se infeksioni nuk shfaqet menjëherë. Duhet të krijohet një regjistër që vijnë nga zonat e infektuara. Nuk është koha për propagandë. Qeveria ka për detyrë të veprojë në mbështetje të mjekëve. Vendi jonë ka specialistë që mund ta menaxhojnë këtë situatë.

Ju bëj thirrje që mos neglizhoni asnjë shenjë sëmundjeje, dhe të bashkëpunoni me qendrat shëndetësore apo institucionet. Kemi ngritur grup të posaçëm pune për monitorim. Mirëinformohuni larg panikut kurse autoritetet të informojnë në mënyrë të detajuar. Sot është koha të flasin ata.

Ka PD informacione nëse koronavirusi ka ardhur në Shqipëri?
PD po monitoron dhe detyra jonë është t’i shërbejmë qytetarëve me çdo lloj ndihme që mund të japin ekspertët dhe t’i japim mundësinë pasi e kanë të vështirë për t’u shprehur në kushtet e propagandës. Që nga momenti i parë i alarmit të epidemisë do t’u vijmë në ndihmë qytetarëve. ”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb