LEZHË

Ky është momenti i sherrit të ndodhur gjatë së dielës në Shëngjin mes katër vëllezërve, dy nga Kosova dhe dy nga Shëngjini. Dy të rinj iu shkojnë pas dy të rinjve të tjerë që janë gjysmë të zhveshur, siç kanë qenë në plazh dhe i qëllojnë me grushte e sende të forta, teksa dy të rinjtë e tjerë përpiqen të mbrohen.

Ngjarja ka mbledhur shumë qytetarë që janë përpjekur të frenojnë të dyja palët për disa minuta. Pas ngjarjes policia deklaroi se specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit Çlirim Zeneli, 23 vjeç, Qendrim Zeneli, 21 vjeç (vëllezër), banues në Kosovë, Amarildo Jushi, 24 vjeç dhe Adriano Jushi, 24 vjeç (vëllezër), banues në Shëngjin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb