Gjashtë kosovarë të cilët ishin bllokuar prej disa orësh në malin e Jezercës janë shpëtuar nga Forcat Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Një helikopter arriti të shpëtojë 6 shqiptarët nga Kosova në një operacion ajror që filloi në orën 19:00.

Ata janë dërguar në Theth në gjendje të mirë shëndetësore.

 

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E MBROTJES

Një helikopter i Forcës Ajrore u angazhua në operacionin e kërkim shpëtimit në malin e Jezercës ku prej disa orësh ishin bllokuar 6 shtetas nga Kosovë. Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19 dhe pak minuta më parë turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan shëndoshë e mirë në Theth. Operacioni i Forcës Ajrore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përfundoi me sukses.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb