Nuk ndodhë shpesh që të përballemi me Italinë, në fakt jemi përballur vetëm 3 herë në histori, në dy raste për kualifikueset e Botërorit, dhe një miqësore solidariteti në Xhenova, një sfidë që të krijonte përshtypjen se luhej në Tiranë. Në çdo rast nuk kemi arritur kurrë as t’i marrim pikë e as t’i shënojmë qoftë dhe një gol.

Me ndihem e Edy Rejas, Shqipëria arriti të bind “azzurrrët” të vijnë në kryeqytetit tonë, për një tjetër test miqësor. Kjo është një përballje me një aromë të veçantë për shumë legjionarë kuqezi që prej vitesh vijojnë karrierën e tyre në Serie A, pa diskutim është një sfidë shumë e veçantë edhe për Edy Reja-n dhe stafin e tij.

Pas dy miqësoreve që askush nga tifozët e thjesht nuk pati mundësi të shikonte Kombëtaren, këtë herë kanë luksin të shohin live në “Air Albania” kampionët në fuqi të Evropës. Nuk është një sekret që pjesë dërrmuese e shqiptarëve janë fansa të futbollit italian, kjo e bënë gjithnjë të veçantë një sfidë Shqipëri-Itali.

Lista
Lista

Edy Reja dhe stafi i tij do të kujdesen deri në detaj për të dhuruar një paraqitje pozitive, më në fund pas një periudhë të gjatë ka në dispozicion pjesën me të madhe të legjionarëve kuqezi.

Nuk është një shëtitje as për Italinë, mungesa e tyre në Botëror ishte një goditje e madhe, çdo test tani për Mancinin është i rëndësishëm. Pak ditë përpara miqësores me Shqipëri, trajneri “azzurr” ka humbur shërbimet e Tolit dhe Emerson, të dy të dëmtuar, ndërsa i ka dhuruar një ftesë Pinamontit të Sassuolo-s dhe Fabiano Parisi të Empolit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb