Kuvendi vendos përjashtimin për 10 ditë të deputetëve të PD-së Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Vendimi erdhi pas përplasjes në seancën plenare mes tyre dhe kryeministrit Edi Rama.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për Vlerësimin vendosi të pranojë propozimin e 7 deputetëve të PS-së duke përjashtuar 10 ditë deputetët me arsyetimin se shkelën etikën. Në shkresën e socialistëve thuhet se dy deputetët shkuan të dehur dhe përdorën gjuhë të rëndë fyese.

VENDIMI

U mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën

Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur me fyerjen e etikës parlamentare, në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të datës 10.11.2022, nga dy deputetët, z. Bujar Leskaj dhe z. Edi Paloka.
Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro dhe 2 Kundër, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë” për deputetët z. Bujar Leskaj dhe z. Edi Paloka.

 

Si nisi debati

Ndërkohë që do të kryhej votimi i buxhetit të vitit 2023, dhe seanca u ndërpre për t’i lënë kohë teknikës të përgatitej, dy deputetë të Partisë Demokratike , Edi Paloka dhe Bujar Leskaj janë konfliktuar me kryeministrin ne vendit Edi Rama.

Në video shihet momenti kur Garda e republikës ka rrethuar foltoren e Kuvendit ndërsa kryeministri Rama ka komunikuar me kryetaren e Kuvendit Lindidta Nikolla. i ka kërkuar përjashtimin e dy deputetëve të PD.

Rama: A ka mundësi që këta të dy të dalin jashtë, të përjashtohen?

Nikolla: Ja një sekondë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb