Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë për 6 deputetë të opozitës, duke marrë shkas nga tensionet në Kuvend.

Bëhet fjalë për 6 deputetë, konkretisht; Flamur Noka; Bledion Nallbati; Gazment Bardhi; Albana Vokshi; Sorina Koti dhe Flamur Hoxha.

Maxhoranca kërkoi masë disiplinore për këta deputetë, ndërsa siguroi edhe votat për t’i dërguar më pas emrat e tyre në Sekretariatin e Etikës. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi në një lidhje live për News24 se Sekretariati do të mblidhte sot në orën 15:00, përmes platformës online.

Kujtojmë se në seancën e kaluara pati tensione në Kuvend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb