Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale të Elbasanit, ndërsa ka ndëshkuar me gjoba drejtuese mjetesh që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Gjatë kontrolleve, në fundjavë, janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në vende të ndryshme, duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur. Njëri nga të arrestuarit ka qenë edhe i papajisur me leje drejtimi.

“Po si rezultat i kontrolleve janë pezulluar 15 leje drejtimi. Gjithashtu janë vendosur 1066 masa administrative, nga këto:

• 42 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 31 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
• 993 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha akset rrugore të qarkut Elbasan, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Policia Rrugore e Elbasanit apelon për gjithë drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb