Të dhëna dramatike vijnë nga Anglia, ku raportohet se brenda 24 orëve, nga koronavirusi kanë humbur jetën 828 persona.

Ndërkohë, nga të dhënat që publikon OBSH, deri më tani numri në total i viktimave ka shkuar në 6.483. Kujtojmë se epidemia në Angli shpërtheu vrullshëm.

Ndonëse qeveria angleze ka marrë disa masa, ka ende qytetarë që nuk i binden udhëzimeve dhe dalin shëtitje në parqe dhe rrugë. Aktualisht i prekur nga COVID është dhe kryeministri Boris Johnson.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: