Situata e rëndë në të cilën po kalon vendi ynë, shkaktuar nga COVID-19, ka bërë që personat ne nevoje, veçanërisht ata talasemikë, të mbeten pa transfuzion gjaku duke rrezikuar kështu shëndetin e tyre.

Në ndihmë të këtyre personave, ditën e sotme, në ambientet e Katedrales Katolike “Shën Pali” në Tiranë do të organizohet një seancë dhurimi gjaku.

Mësohet se në këtë organizim do të marrë pjesë dhe presidenti Ilir Meta, ndërkohë që ky i fundit dhuroi gjak pak ditë më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb