Pas samitit të Helsinkit në rrjetet socile nuk kanë munguar shakatë me presidentin e SHBA Donald Trump dhe atë të Rusisë Vladimir Putin. 

Në mediat sociale po qarkullojnë meme ironizuese për presidentin amerikan Donald Trump duke e cilësuar atë si shërbëtor të Putin, pasi nuk foli në samit për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA. 

Pas komenteve të Presidentit Donald Trump në Helsinki, i cili nuk mbajti anën e agjencive amerikane të zbulimit, që kanë arritur në përfundimin se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, reaguan një numër figurash politike në Shtetet e Bashkuara.

Në konferencën e përbashkët të shtypit me udhëheqësin rus Vladimir Putin pas samitit të tyre, Presidenti amerikan tha se udhëheqësi rus e kishte “mohuar me forcë” ndërhyrjen e Moskës. 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: