TIRANË

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka tha sot gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së se të fajësosh Lulzim Bashën për humbjen e zgjedhjeve është t’i shërbesh kundërshtarit. Paloka foli për demokratët të cilët dolën kundër Bashës, ku tha se ata e kanë adresuar gabim problemin.

“Unë do dëshiroja që zgjidhja të ishte aq e lehtë saç e paraqitën disa kolegë tanë pas 25 prillit. Fajtor është Basha dhe problemi u zgjidh. Do dëshiroja që shkaku i humbjes të ishte Basha, unë apo kushdo tjetër nga ne, dhe zgjidhja do të ishte më e lehtë. Kjo nuk është kështu kjo nuk është e vërteta. Pra Rama na i paska fituar zgjedhjet se ato janë më demokratike se ne. Kjo është naivitet. Është ta kërkosh problemin aty ku nuk është. Duke adresuar gabim problemi edhe zgjidhja që ofrohet është e gabuar. Në këtë mënyrë ne i shërbejnë kundërshtarit tonë. Problemet tona të brendshme kanë luajtur një rol të pakonsiderueshëm në shkallën e manipulimit që bëri Rama”, deklaroi Paloka.

Ai denoncoi më tej atë që PD e quan ‘masakër zgjedhore’ duke thënë se një subjekti të OFL iu hoq sekuestroja mbi pasurinë pasi bleu vota për PS-në.

“Rama ka përdorur krimin dhe e ka detyruar të përdorur edhe kur nuk do të përdoret. Altin Hajrin në Shijak e njohin të gjithë në botën e krimit ndërsa shqiptarët e njohën me të famshëm OFL. I mbani mend aksionet e para me automatik të cilat rrethonin një pronë. Ajo ishte e Altin Hajrit, i njohur si trafikant droge. Fakti që ishte në kërkim, nuk e pengoi të ishte me kandidatët e PS, e mbi të gjitha të blinte vota për ta. Më pas prona u hoq nga sekuestro”, tha Paloka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb