Nedim Bajrami është kthyer në një objektiv fiks të Fiorentinës, me klubin violë që e ka vendosur në majën e listës së dëshirave. Sipas “Corriere dello Sport”, Nedim Bajrami dhe agjenti i tij kanë shprehur dakortësinë totale për një transferim të tillë, kanë gjetur akordin edhe në aspektin financiarë por mbetet për tu mbyllur marrëveshja me klubin e Empolit.

Barrii
Barrii

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane duhet edhe pak kohë që të zbardhet plotësisht e ardhmja e Bajramit. Klubi toskan e vlerëson Bajramin me 10 milionë euro, ky është çmimi dyshime, shifër që Fiorentina mund ta paguaj kesh ose të përfshijë në negociata ndonjë lojtarë në formë huazimi.

Bajrami
Bajrami

Në fakt pas shitjes së Asllanit, ideja e drejtuesve të Empolit është të mbajnë Bajramin edhe për një tjetër vit, në mënyrë që të jenë konkurrues në elitën e futbollit italian.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb