SHBA – Udhëtimi i  Melania Trump nga Shtëpia e Bardhë drejt Texas-it është komentuar gjërë e gjatë në media. Ajo çfarë duhet të ishte në fokus gjatë takimit; 2000 fëmijët emigrantë të cilët u morën nga prindërit e tyre, as nuk u përfol aspak. Por ajo që u diskutua në media ishte një xhaketë ngjyrë jeshile u bë qendra e diskutimeve. Bashkëshortja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte veshur një xhaketë, ku në kurriz shkruhej “Mua në të vërtetë nuk më intereson, po ty”?

Kaq ka mjaftuar që të gjithë t’i kundërviheshin Zonjës së Parë, por Presidenti Donald Trump ka reaguar menjëherë me një status në Twitter ku sqaronte domethënien e vërtetë të mesazhit.

“Mua në të vërtetë nuk më intereson, po ty”?,e shkruar në pjesën e prapme të xhaketës së Melanias, i referohet lajmeve mediave Fake News. Melania e ka mësuar se sa të pandershme ato janë dhe kështu që nuk do t’ia dijë më,” shkruan Trump në Twitter

President Trump tweeted in response to the outcry on Thursday evening, stating that the message on his wife's jacket 'refers to the Fake News Media'

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: