Melania Trump u pa për herë të parë që nga arrestimi i bashkëshortit të saj Donald Trump javën e kaluar duke shijuar drekën e Pashkëve të dielën në klubin Mar-a-Lago.

Videoja e postuar në mediat sociale nga të pranishmit regjistruan Melania Trump dhe ish-presidentin 76-vjeçar në sallën e Mar-a-Lago, të ulur në tryezë për të shijuar vaktin festiv.

Trump përmes rrjeteve sociale uroi festën e Pashkëve, duke lënë gjithashtu komentin e tij: “Gëzuar Pashkët për të gjithë – përfshirë ‘RINOS’ të dobët dhe patetikë’ (Republikanët vetëm në emër) dhe ‘demokratët radikalë të majtë, marksistët socialistë dhe komunistë’ dhe të tjerë që kundërshtojnë ligjet më të forta të sigurisë kufitare dhe të votimit. Gëzuar Pashkët të gjithëve, përfshirë edhe ata që ëndërrojnë pandërprerë shkatërrimin e vendit tonë, sepse nuk janë në gjendje të ëndërrojnë asgjë tjetër. Mbani mend. Do të kthehemi”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Trump do të kthehet në gjykatë në Manhattan në dhjetor, pasi u deklarua i pafajshëm për akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit, duke përfshirë pagesën e Daniels 130,000 dollarë për të mos folur për marrëdhënien e tyre të supozuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: