Gara për Christian Eriksen sa vjen e bëhet më interesante. Mesfushori nga Danimarka pas problemeve shëndetësore që pati, luajti për fanellën e Brentford në Premier League.

Sipas The Times, një skuadër e re është futur në garë për Eriksen. Bëhet fjalë për Leicester, me “Dhelprat” që e shikojnë lojtarin si të duhurin për mesin e fushës.

30 vjeçari ka disa oferta në tavolinë. Ai po shqyrton mundësinë e qëndrimit te Brendford, por pas dere qëndron edhe Manchester United.

 

 

Yj
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb