Armando Broja është një nga çështjet më të përfolura të këtyre ditëve. Sumuesi shqiptar përfundoi periudhën e huazimit te Southampton dhe tashmë i është dashur të kthehet te Chelsea.

Gjithsesi, te londinezët konkurrenca është e madhe dhe vështirë se do mund të gjejë hapësira. Në këto kushte, interesimi nga klube të ndryshme sa vjen e rritet.

Sipas asaj që shkruan Daily Mail, listës së gjatë i është shtuar edhe West Ham, e cila tashmë është zyrtarisht në garë për të fituar shërbimet e sulmuesit shqiptar.

 

J
J

Sezonin e kaluar reparti ofensiv i West Ham ka qenë mjaft produktiv, pasi në 38 ndeshje të kampionatit janë shënuar 60 gola. Afrimi i Brojës me shumë mundësi do ishte një vlerë e shtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb