Jupiteri, Marsi, Saturni, Venusi dhe Mërkuri, të gjithë në rresht. Janë pesë planetet më të ndriçuara, të dukshme edhe me sy të lirë, ‘të varura’ në një fije imagjinare.

Një konfigurim kaq i dukshëm i këtyre planeteve nuk ndodhte që prej 2005 dhe nesër do të jetë rasti ta admirojmë sërish këtë koreografi shumë të bukur.

Spektakli do të fillojë në 20 janar për të mbaruar një muaj më pas. Do të jetë shumë e thjeshtë ti dallosh protagonistët, duke filluar nga Venusi dhe Jupiteri, që do të jenë trupat më të ndriçuar.

Mes tyre në një linjë virtuale, Saturni dhe Marsi. Ai që do të kompletojë grupin do të jetë Mërkuri, që do të jetë më i dukshëm pas orës 6 të mëngjesit.

Nga fundi i shkurtit do të jetë pjesë e këtij pozicioni të pazakontë edhe Hëna.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb