Kantautorja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka bërë që të gjithë të kthejnë kokën nga ajo, teksa ishte e pranishme në eventin VIP të “Dolce & Gabbana”, të premten.

Ylli i hitit “I’m gonna show you crazy”, bëri një hyrje madhështore në shtëpinë italiane të modës, “Alta Moda Show”, e veshur me një fustan të zi me pika të bardha.

Fustani i artistes shqiptare kishte një dekolte shumë të hapur që gati sa nuk i zbuloi gjoksin bombastik. Ndërkohë për të kombinuar veshjen e saj seksi, Bebe kishte zgjedhur një palë taka të zeza.

Gjithashtu nuk mungonin as bizhuteritë, ku në sy ranë menjëherë byzylykët e shumtë në duar, një unazë dhe një byzylyk këmbe.

“Daily Mail” ka publikuar disa imazhe të këngëtares së famshme, e cila në eventin e rëndësishëm ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori Keyan Safyari.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: