Një eliminim i tillë në këtë formë, që në fazën e grupeve, është përjetuar si dramë nga tifozët gjerman, por Hansi Flick, një nga personat përgjegjës për këtë dështim spektakolarë, as që ka ndërmend të largohet:

Të jap dorëheqjen? Nuk është momenti i duhur për të folur për këtë, është e vështirë të flas pas këtij eliminimi. Në fituam, por mund të shënonim më shumë gola. Gjithsesi, eliminimi nuk u vendos sot, përcaktues ishin 20 minutat e fundit kundër Japonisë”, u shpreh Flick për ARD.

Gece
Gece

Nëse Flick nuk ka ndërmend të jap dorëheqjen, Thomas Muller, një nga ikonat e kësaj përfaqësueseje, por i shumë kontestuar për paraqitjen e tij në këtë Botëror, ka vendosur të largohet nga 4 herë kampionët e Botës:

1
1

“Nëse kjo ka qenë ndeshja ime e fundit, dua t’i them diçka tifozëve gjerman: ka qenë një kënaqësi e madhe, kam përjetuar momente të mëdha dhe kam dhënë zemrën në fushë në çdo ndeshje. Më duhet të shtoj se ky eliminim të bën keq, është tmerr. Fitorja jonë mund të mjaftonte, por nuk ishte kështu”, theksoi Thomas Muller pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb