Avokati i Alda Klosit, ish-zyrtares së Kryeministrisë, Ilijran Muho deklaroi se paratë e vjedhura në banesën e klientes së tij i përkisnin familjarëve të saj.

Ai tha për mediat, pas caktimi të masës së sigurisë së Klosit, se paratë i ishin dhënë ish-zyrtares nga xhaxhai i tij për të arreduar një banesë që ai kishte blerë në Tiranë, dhe pjesa tjetër do i kalohej me bankë. Ai tha se vjedhjen e kasafortës e kishte pikasur pasi kishte bërë kallëzimin në polici më 15 dhjetor.

“Në datën 15 dhjetor ajo pikasi humbjen e lekëve. Ajo kërkoi që të rikthehej po atë ditë për të dhënë dëshminë. Paratë kane shkuar në shtëpinë e Alda Klosit kur xhaxhai bashkë me nusen në Amerikë. Më pas paratë do të hidheshin me bankë sipas procedurave. Janë 30 mijë dollarë që janë lënë nga nusja e xhaxhait, të lëna për arredimin e një shtëpie që kishin blerë në Tiranë.  Ajo ka konstatuar nga hapja e sirtarëve në orenditë e shtëpisë, që mungonin disa bizhuteri. Ky fakt është bërë i ditur në komisariatin nr.2. Aty është sqaruar se për çfarë është pyetur. Kur ka ardhur në shtëpi, ka parë se kasaforta mungonte. Më pas ka thënë se; kam diçka për të thënë.”, tha ai për mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb