U zhvillua sot në qytetin e Pogradecit mbledhja Komitetit të Zonave te Mbrojtura, nën drejtimin e prefektit të Qarkut të Korçës Nertil Jole.

Jole i dha rëndësi të veçantë zbatimit të masave për prerjen e paligjshme të pyjeve, mobilizimin e çdo strukture për administrimin sa më efikas të situatave që krijohen nga zjarret, administrimin e mbetjeve, mbrojtjen dhe rivitalizimin e pasurive natyrore etj.

Problematika të tjera të trajtuara gjatë këtij takimi ishin aktiviteti minerar në zonën e mbrojtur, derdhja e ujërave të zeza në liqen etj.

Në fund të takimit prefekti Nertil Jole kërkoi angazhim dhe bashkëpunim maksimal të të gjitha strukturave përgjegjëse me qëllim mbrojtjen e pasurisë natyrore të qarkut të Korçës.

Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore është organi mbikëqyrës për zbatimin e Planeve të Menaxhimit në Zonat e Mbrojtura, i cili synon nxitjen e zbatimit të modeleve të qëndrueshme të zhvillimit ekologjik në zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare, ruajtjen e ekosistemit e diversitetit biologjik, si dhe reduktimin e presionit jo të qëndrueshëm apo abuziv mbi burimet natyrore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb