Të moshurati mbi 80 vjeç kanë marrë sot dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19. Procesi është kryer në stadiumin Air Albania, teksa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar pamje të vaksinimit.

“Po ndodh?? #Rivaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç në Arena? #ShqipëriaBuzëqesh????”, shkruan Manastirliu.
Mes personave që morën dozën e dytë ishte dhe aktorja e njohur, artistja Margarita Xhepa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb