Autoritetet në qytetin lindor ukrainas të Kharkiv thanë se të paktën pesë civilë janë vrarë në granatimet e fundit të forcave ruse.

Policia rajonale në Kharkiv, që është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, tha se në mesin e viktimave nga sulmet me artileri ruse në orët e para të së dielës është edhe një djalë nëntëvjeçar.

Kharkiv është rrethuar nga forcat ruse që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ky qytet ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme ruse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: