Gazetarja investigative Lindita Çela e ka quajtur deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria renditet e para në rajon për prokurimet publike është pabesueshme dhe të pabazuar në të dhëna reale.

E ftuar në “Studio24” ajo u shpreh kryeministri i referohet një raporti, por sipas saj nuk është e qartë se cilit dokument i referohet konkretisht. Ajo thekson se deklarata i shërben narrativës politike, por nuk bind as median dhe as opinionin publik.

Referuar statistikave, ajo shtoi se në dy vitet e fundit nga Prokuroria e Posaçme janë regjistruar 328 procedime penale për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

“Deklarata e Ramës nuk është e besueshme, i referohet raportit por nuk e din as se cili është raporti. I shërben vetëm narrativës së tij politike por nuk bind gazetarët.
Në statistikat që mora, në 2 vite nga SPAK rezultojnë 328 procedime penale për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.
629 persona të proceduar vetëm nga SPAK për vepra që i përkasin procedurave të tenderimit. Kjo nuk korrespondon me atë që thotë kryeministri”, tha ajo mes të tjerash.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: