Për të gjithë ata që nuk mund të rrinë pa bërë selfie, tashmë vjen një teknike e re, moderne, dhe pa shumë mundim. Avancimi i teknologjisë ka bërë që prania e pajisjeve interesante siç janë dronët, të vijë duke u rritur në jetën tonë. Për të gjithë të interesuarit vjen droni Lily, mënyra më e re për të bërë selfie.

Kamera e Lily mund të regjistrojë në rezolucion 1080piksel ose në 720piksel slow motion. Por kjo veçori nuk është ajo që e diferencon këtë produkt nga të tjerët e këtij lloji. Nga karakteristikë tjetër e rëndësishme është se ky dron është rezistent ndaj ujit, ndaj ai është perfekt për selfiet në pishinë. Droni ka aftësinë të vendoset vetë në një orbitë të duhur me një largësi të caktuar nga përdoruesit për ti shkrepur atij një foto. Siç shkruan “Express”, ai nuk ka nevojë për dikë që ta komandojë, të gjithë mund të vendosen në pozicione për foto ndërkohë që është droni ai që bën rolin e fotografit.

Droni Lily duke filluar nga dita e djeshme është i disponueshëm për t’u porositur në uebfaqen e startup-it.

Interesant është fakti se çmimi i dronit në muajin e parë do të jetë 499$ ndërsa më pas ai do të kushtojë plot 899$.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: