Si bashkëpronarë i klubit të Tiranës, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, vijon takimet me një synim të qartë, të bashkojë forcat me të gjithë aktorët që duan të pastrojnë llumin që prej 20 vitesh ka zaptuar futbollin shqiptar.

Këtë të hënë, Veliaj ka zhvilluar një takim me kryeavokatin ndërkombëtarë të drejtësisë sportive, Efraim Barak. Si arbitër i CAS dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ai do të na ndihmojë të pastrojmë Futbollin Shqiptar!, shkruan ndër të tjera Veliaj në një postim në faqen e tij zyrtare

Status Veliaj
Status Veliaj

Ishte kënaqësi takimi me kryeavokatin e madh ndërkombëtar të drejtësisë sportive Efraim Barak.
Si arbitër i CAS dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ai do të na ndihmojë të pastrojmë Futbollin Shqiptar! ⚽
Si bashkëpronarë të FK Tiranës, Bashkia do bashkojë forcat me të gjithë aktorët që duan të pastrojnë llumin që prej 20 vitesh ka zaptuar futbollin shqiptar!
FORCA! ?⚫

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb