TIRANË

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama për uljen e taksës së sheshtë në 9%, gjatë një takimi me shoqatën e fasonëve të Shqipërisë.
Kryedemokrati Basha tha se  kjo është një ulje e madhe e barrës fiskale, ndryshe nga kryeministri, i cili u shpreh se kjo është një taksë për të pasurit dhe ulja e saj bën që të përfitojnë këta të fundit mbi 50 milionë euro nga buxheti i shtetit.

“Sektori i fasonëve është një nga sektorët kyç të ekonomisë shqiptare. Sektori i fasonëve punëson një numër madh personash. Mbi 15 mijë veta kanë humbur vendin e punës vetëm në sektorin tuaj.

Ajo që kemi prezantuar nuk është program mrekullish. Ai është program normalizimi dhe rimëkëmbje ekonomike. Taksa e sheshtë 9%, ulje e madhe e barrës fiskale. Çdo litër naftë do të jetë 240 lekë më lirë. Detyra e qeverisë është të mos vonojë rimbursimin e TVSH, sepse është kthyer në një ankth”, tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb