Të rinjtë që po protestojnë në Tiranë kanë gjetur një mënyrë alternative për t’u ardhur në ndihmë protestuesve që përballen me efektet e gazit lotsjellës.

Ata kanë mbushur me solucion fiziologjik një pompë të përdorur për spërkatjen e pemëve, me qëllim që të ndihmojnë disa persona njëkohësisht.

“Bombol për të spërkatur pemët, e kemi mbushur me ujë fiziologjik. Ndihmon disa njerëz njëkohësisht”, shprehen të rinjtë.

Ata u kanë bërë thirrje edhe protestuesve të tjerë që të përdorin të njëjtën zgjidhje, të cilën e konsiderojnë efikase për t’u ardhur në ndihmë personave të prekur nga gazi lotsjellës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb