Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, renditi disa arsye se pse studentët janë përjashtuar nga “Pakoja e madhe”.

E ftuar në rubrikën ‘Opinon’ në News24, Xhixho pohoi se kjo qeveri nuk ka prioritet arsimin, pasi kjo u duk në momentin kur u reduktua buxheti për këtë sektor.

“Dua të bëj një restrospektivë ku tregon se kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimin. Buxheti i parë që preku qeveria gjatë krizës në Ukrainë ishte buxheti i arsimit. Studentët tanë nuk ndihmohen as sa jep Kosova. Këto vendimmarrje të çojnë te fakti se jo vetë që kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimit, ku të rinjtë rrezikojnë duke ikur përtej La Manchit. Kjo paketë është lëmoshë për qytetarët. Qeveria është pasuruar këto kohëra. 500 mln euro ka marrë nga rritja e çmimeve, por ajo që na jep është lëmoshë. Qeveritë e tjera, si ajo e Kosovës, morën masa të tjera sapo nisi kriza. Por kjo qeveri ça bëri? Bëri një pako përpara zgjedhjeve. Vërtetë kërkohet rritja e buxhetit të arsimit. Duhet parë arsimi si prioritet pasi po shpopullohet vendi. Të rinjtë po largohen masivisht, ia kemi kaluar dhe Ukrainës. Sa i përket kartës së studentit, më vjen keq që bëjmë ende debat për këtë çështjes. Ajo kartë duhet të ishte dinjitoze për studentët.”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb